I shoqëruar për atentatin në Krujë, kush është Durim Bami, që trazoi politikën shqiptare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    I shoqëruar për atentatin në Krujë, kush është Durim Bami, që trazoi politikën shqiptare

    Insajderi
    04 July 2023 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Durim Bami, është shoqëruar në polici në lidhje me atentatin që ka ndodhur sot në mesnatë ndaj Gentjan Bejtjes, atentat ku mbeti i vdekur kunati i shënjestrës dhe të plagosur dy djemtë e tij. Bashkë me Durim Bamin janë shoqëruar në polici edhe Marklen Haka dhe Valter Bami.

    Por kush është Durim Bami?

    Durim Bami njihet si “i fortë” i Niklës, që ka trazuar politikën shqiptare,Në 2015 Bamit i kanë vënë eksploziv në makinën e tij tip “BMW X5″ me targa AA 858 IS, por nuk pati lëndime. 

    Në 3 mars të 2015 ai është arrestuar nga policia për kallëzim të rremë pas akuzave të Tom Doshit, se ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar atë përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro. Bami u kap në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi.

    Pas arrestimit ai tha se ishte vrasës me pagesë dhe ishte paguar nga Ilir Meta për të vrarë Tom Doshin. I pandehur së bashku me Durim Bamin ishte Tom Doshi dhe Mark Frroku për të cilët Prokuroria kërkoi nga 1 vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë, raporton Gazeta Express.

    Por pas një odiseje 3-vjeçare gjyqësore sa në Gjykatën e Krimeve, në Gjykatën e  Lartë, e në atë Kushtetuese gjithçka përfundoi me pafajësinë e Doshit dhe dënimin e Frrokut e Bamit por asnjë prej tyre nuk qëndroi në burg, pasi dënimi u konvertua në shërbim prove. Më 4 korrik të 2018 ai u lirua nga Gjykata, pasi kjo e fundit e dënoi me 1 vit burg, por që dënimin ta kryente në “shërbim prove”.

    Po kështu 41-vjeçari ka qenë i dyshuar në vitin 2004 për një tentativë vrasjeje. Ai është dyshuar për vrasjen e Erzen H. dhe Hasan K. Gjithashtu Durim Bami rezulton si personi i fundit që ka takuar mikun e Gentjan Bejtjes, shtetasin Enver Stafukën, të zhdukur në 2015. Më herët ai është dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të pengmarrjes. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark