Reperi i njohur Arkimed Lushaj ose “Stresi” siç njihet nga të gjithë është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi akuzohet se u përfshi në akte dhune në protestën e mbrëmshme për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë.
Edhe pse është në kërkim nga uniformat blu, Arkimed Lushaj ka reaguar në rrjetet sociale.
Stresi publikoi një video rreth dy orë më parë teksa udhëtonte me makinë dhe në sfond dëgjohej një këngë e tij, që duket si një “sfidë” nga Policisë së Shtetit.
Kujtojmë që Stresi ishte mes protestuesve që kërkuan drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha mbrëmjen e djeshme, tubim që u shoqërua edhe me momente dhune.