Detaje të reja janë bërë publike për mediat nga shpërthimi i makinës së kreut të PD në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.
Mësohet nga njoftimi zyrtare se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 07:10 në kohën kur Ndreca ka hipur në automjetin e tij.
Fatmirësisht Ndreca dhe asnjë person tjetër nuk kanë pësuar dëmtime, teksa të vetemet dëmtime që kanë ndodhur kanë qenë ato materiale.
Tritoli, bëhet me dije se ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës.