Kjo puntatë e “PërPuthen” ka filluar me diskutimet rreth komenteve negative që vajzat kanë marrë nëpër rrjetet sociale.
Melisa është padyshim një ndër vajzat më të komentuara, e kjo falë hyrjes së saj bombastike, pro edhe qëndrimeve dhe lirshmërisë më pas në takimet me djemtë.
Duke iu referuar takimit që Melisa pati me Fationin, një prej komentuesve shkruan: “Sa herë bëjnë takim këta të dy, nuk e shoh me të shtëpisë”.
Një komet që kishte marrë shumë pëlqime, por Melisa tha se nuk e vret mendjen se çfarë thuhet për të, ndërsa paralajmëron se “më keq do shihni”.
“As nuk e vras mendjen fare, unë vazhdoj akoma po njësoj. Akoma më keq do shikoni, meqë atë e quajnë veprim të keq”, tha Melisa.