×
  • Lajme
  • Insajderi

    “I treguam ministres se ka pasur kandidatë që kanë dhënë para për tu pranuar në Shërbimin Korrektues”

    Insajderi
    17 April 2022 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazeta Insajderi ditë më parë ka raportuar ekskluzivisht për parregullsi e manipulime me listat e kandidatëve të pranuar në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

    Valjeta Krasniqi ka aplikuar në konkursin e fundit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

    Ajo për Insajderin ka rrëfyer se çka ndodhi me këtë konkurs, e çka bisedoi me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Në rrëfimin e saj të gjatë, Valjeta përmend se disa kandidatë kanë qenë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje nga Komuna e Istogut. Të cilët sipas saj kanë dhënë para për të hyrë në punë.

    “Ministrja nuk e mori parasysh këtë vlerësim dhe vlerësimi tjetër që e kemi pasur kandidate me kandidatët e tjerë që nga Komuna e Istogut janë aktivistë të Vetëvendosjes dhe që shumica prej tyre kanë pasur edhe disa kandidatë tjerë që kanë dhënë mjete financiare dhe ne e lajmëruam këtë rast tek ministrja, mirëpo ministrja në atë moment fjalët tjera të parregullsive që kanë ndodh në komision nuk është interesuar më”, ka deklaruar Krasniqi.

    Ajo në këtë rrëfim për Insajderin ka zbuluar edhe parregullsi të tjera.

    “Nuk e dimë ndoshta arsyeja është që prindi është edhe në institucionin e Shërbimit Korrektues është në paraburgimin e Lipjanit, mirëpo ne siç e pamë menduam se vetëm e ka shoqëru mirëpo ai prindi i saj qenka dhe punëtor i Shërbimit Korrektues”.

    Në rrëfimin e saj të gjatë ajo tregon se si nga anëtari i komisionit Sadat Murati kanë marrë edhe pyetje si: cila është gjendja juaj ekonomike? Që e shohin si pyetje që nuk ka pasur asgjë të bëjë me vet konkursin.

    Dokumentari i plotë: |#ErdhiDita për punësim të farefisit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark