“I uroj çdo femre në këtë botë një burrë që trajton një grua si ai”, Adriana Matoshi me të dashurin në pushime - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “I uroj çdo femre në këtë botë një burrë që trajton një grua si ai”, Adriana Matoshi me të dashurin në pushime

    Insajderi
    31 August 2021 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, është duke i shijuar disa ditë pushimi me të dashurin e saj, Keith Groeneveld.

    Çifti kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për ta kaluar pushimin e tyre.

    Sonte, aktorja dhe deputetja Matoshi ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga pushimet.

    Ajo dukej mjaft tërheqëse dhe e lumtur në krahët e të dashurit të saj.

    Matoshi e veshur me një kostum veror të bardhë dhe me flokët e lëshuara, dukej në formë.

    Në Instagram, Adriana vendosi t’i bëjë një dedikim të përzemërt të dashurit të saj afrikano-belg, duke e falënderuar për trajtimin special që i bën asaj si gruan e ëndrrave të tij.

    “Çdo herë duke u habitur nga ky njeri i pashëm. I uroj çdo femre në këtë botë një burrë që trajton një grua si ai. Me të vërtetë një bekim nga Zoti! PS: Për të gjithë urrejtësit kini kujdes, po urreni një dhuratë nga Zoti”, kanë qenë fjalët e aktores dhe deputetes së njohur në mbishkrimin e fotografive.

    Adriana dhe Keith përndryshe kanë më shumë se një vit që janë bashkë dhe njohja mes tyre erdhi pasi Keith u shpërngul në Kosovë për një kohë, ku u angazhua si futbollist në një nga ekipet vendore të futbollit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark