Insajderi
Lajme

I vazhdohet paraburgimi Nexhmi Krasniqit dhe 3 tjerëve, dyshohen për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie tatimi

Insajderi
04 September 2025 - 14:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I vazhdohet paraburgimi Nexhmi Krasniqit dhe 3 tjerëve, dyshohen për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie tatimi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për nga një muaj ish-drejtorit të Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi- aktualisht drejtor rajonal i kufirit perëndimor, që përfshin rajonet e Gjakovës, Pejës dhe Prizrenit, si dhe ndaj Xhevat Sallaukës, Ramadan Paçarizit dhe Liman Sallaukës.

Kështu bëjnë të ditur burime të “Betimi për Drejtësi” brenda Gjykatës në Prizren.

Fillimisht, Gjykata Themelore në Prizren, përmes vendimit të 6 gushtit 2025, kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj katër të dyshuarve nën dyshimin për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie nga tatimi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark