Insajderi
Showbiz

I vdiq djali i posalindur, reperi shqiptar bën reagimin prekës

Insajderi
28 October 2025 - 17:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I vdiq djali i posalindur, reperi shqiptar bën reagimin prekës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në gusht të këtij viti, reperit shqiptar, Marin i ndërroi jetë djali i posalindur.

Ditën e sotme, në rrjetet sociale ai ka bërë një reagim tejet të ndjerë lidhur me këtë ngjarje të trishtë.

Pas kësaj humbjeje të madhe, reperi ka gjetur mbështetjen tek Zoti, ku ka thënë se Allahu i sprovon ata që ai i do.

”Allahu i sprovon ata që i do. Allahu dëshiron që ti të kesh një vendbanim të përjetshëm mahnitës dhe madhështor, prandaj përballoje këtë sprovë me durim dhe lavdërim. Falënderimi i qoftë Allahut për gjithçka që tashmë ke, dhe falënderimi i qoftë Allahut për të ardhmen e panjohur dhe mundësitë e saj të pafundme. Abu Hurejra transmeton: I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, ka thënë: “Nëse Allahu dëshiron të mirën për dikë, e sprovon atë.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kur fëmija i një robi të Allahut vdes, Allahu u thotë engjëjve: A e morët shpirtin e fëmijës së robit Tim? Ata thonë: Po. Allahu thotë: A e morët frytin e zemrës së tij? Ata thonë: Po. Allahu pyet: Çfarë tha robi Im? Ata thonë: Ai të lavdëroi dhe tha: ‘Ne i përkasim Allahut dhe tek Ai do të kthehemi.’ Atëherë Allahu thotë: Ndërtoni një shtëpi për robin Tim në Xhenet dhe quajeni ‘Shtëpia e Lavdërimit’.” ka shkruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark