Mbrëmjen e sotme ndodhi një ngjarje tragjike në qytetin e Pejës.
Kjo pasi dy persona janë vrarë.
Astrit Ademaj, kandidati për kryetar të Pejës nga PDK dhe ish-kandidati nga PDK për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj.
Ndërkohë, aktorja e njohur kosovare Arbnora Ademaj, përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar që Astriti ishte familjari i saj.
Ajo ndau një imazh të të ndjerit dhe shkroi: “Ah bre Astrit qe na kpute shpirtin, nuk po muj me besu, herët bre na le. U prefsh ne paqe”.
Ndryshe, nuk dihet ende arsyeja që ka shtyrë deri në vrasje.