Ipeshkvi Gjergji : Vendet tona nuk janë imune nga sulmet terroriste – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ipeshkvi Gjergji : Vendet tona nuk janë imune nga sulmet terroriste

    Insajderi
    03 July 2016 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, në meshën kushtuar viktimave të sulmeve terroriste në Stamboll e Bangladesh ka thënë se ngjarjet që nodhën në qendrat e mëdha si Paris, Bruksel, Stamboll e Bangladesh shpejt mund të vijnë edhe në vendet tona, pasi sipas tij fryma e urrejtjes “ka depërtuar edhe tek disa njerëz tanë”

    “Prandaj të gjitha institucionet tona fetare, kulturore, politike dhe shtetërore mos të bëjnë “sehir” duke menduar që jemi imunë nga kjo e keqe”, tha ai në meshën e të dieles.

    Ipeshkvi Gjergji në fjalimin e mbajtur tha se ndjenja e dashurisë dhe e dhembjes shkon tek të gjithë popujt të prekur nga kjo e keqe e terrorit dhe nga dhuna e pakuptimtë.

    “Krishti i shpërbleftë shpirtrat e të vdekurve me jetën e pasosur, i ngushëlloftë zemrat e hidhëruara, të trishtuara të të afërmve të këtyre njerëzve, kurse, të plagosurve iu urojmë shërim sa më të shpejtë”, ka deklaruar Gjergji. /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    14 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark