Ia përmend prindërit, agravon situata mes Gertës dhe Rozanës, kjo e fundit largohet nga tavolina duke hedhur gjësende - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Ia përmend prindërit, agravon situata mes Gertës dhe Rozanës, kjo e fundit largohet nga tavolina duke hedhur gjësende

    Insajderi
    12 March 2025 - 09:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një debat mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit ka agravuar pas përfundimit të spektaklit të së martës.

    Përplasja e ashpër mes dy banoreve kaloi në ofendime të mëdha, duke përfshirë edhe familjarët.

    Ka qenë gazetarja që e ka bërë Rozin të dalë nga vetja duke ia përmendur babanë, i cili nuk jeton më.

    Artistja duket të jetë prekur tejet shumë dhe nuk është përmbajtur në shumë raste.

    Ajo gjuajti tavolinën me dorë derisa u largua nga oborri duke bërtitur e hedhur gjësende.

    “Emrin e Nand Radit mos e përmend më, emrin e babait tim mos e përmend më. Boll ke denigruar. E ndyrë. Je një femër e degraduar, e mbaruar”, iu drejtua Rozi – Gertës.

    Kjo nuk është hera e parë meqë kjo ‘luftë’ mes tyre ka nisur që një kohë të gjatë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark