×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ia sheh sherrin videos që e postoi, arrestohet qytetari në Vushtrri

    Insajderi
    25 December 2022 - 10:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është arrestuar një person në Vushtrri, pasi i njëjti në një video në rrjetet sociale postoi duke shtënë me armë zjarri.

    Siç bën të ditur Policia në raportin 24 orësh, të dyshuarit mashkull kosovar i është konfiskuar një revole me një karikator pa fishek.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    Njoftimi i Policisë:

    PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM

    Fsh. Reznik, Vushtrri 24.12.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në rrjetet sociale kishte postuar ku shihej duke shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me një karikator pa fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark