Ia vodhi kuletën një gruaje në Gjilan, arrestohet i dyshuari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ia vodhi kuletën një gruaje në Gjilan, arrestohet i dyshuari

    Insajderi
    11 May 2023 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua ka raportuar se një burrë i ka vjedhur kuletën në të cilin kishte para dhe dokumente personale si dhe një telefon mobil.

    Për këtë rast i dyshuari është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Ndërsa gjësendet e vjedhura janë konfiskuar nga i dyshuari dhe i janë kthyer ankueses.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në Gjilan.

    Raporti i plotë:

    Gjilan 10.05.2023-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte vjedhur portofolin e ankueses femër kosovare në të cilin ankuesja kishte para dhe dokumente personale si dhe një telefon mobil. Gjësendet e vjedhura janë konfiskuar nga i dyshuari dhe i janë kthyer ankueses. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark