Butrint Imeri ditën e sotme ishte kryetemë e medias rozë pasi u tha se êshtë në lidhje dashurie.
Në media u publikuan disa fotografi të një vajze bukuroshe me emrin Olta Beqiri për të cilën u pretendua si femra që i ka marr këngëtarit zemrên dhe janë në lidhje dashurie.
Mes tjerash u tha se dyshja po tentojnë ta mbajnë lidhjen sa më larg syrit të medias dhe publikut.
E pas publikimit të këtyre lajmeve ka reaguar vet këngëtari.
Ai ka postuar një fotomontazh në Instastory ku shihet pranë një tigri dhe një goce seksi. Këtë foto e ka shoqëruar me vargjet e Ledrit “Unë jam single plus kam mas shumti femra!”
Kështu, artisti ka mohuar zërat se është në një lidhje me Oltën.
Por, në mendje na mbeti vargu i dytë “Kam mas shumti femra”. Çfarë ka dashur të thotë Butrinti me këto vargje?