×
  • Lajme
  • Lajme

    IAMN mbështetë Gjukanoviqin për president të Malit të Zi

    Insajderi
    25 February 2023 - 21:17

    Drejtori i Institutit për Afrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli përmes një postimi në facebook ka treguar se Instituti për afirmimin e mardhënieve ndëretnike mbështet Millo Gjukanoviqin në kandidimin e tij për president të Malit të Zi.

    Sheholli ka shkruar se ky Institut i uron suksese dhe do t’i dali në ndihmë Gjukanoviqit si mik i Kosovës.

    I njëjti ka ftuar të gjithë shqiptarët në Mal të Zi që ta votojnë Gjukanoviqin, personin që sipas tij ka ngritur lartë të drejtat e shqiptarëve dhe pakicave të tjera.

    ” Instituti për afirmimin e mardhënjeve ndëretnike me zyrën e tij në Podgoric do të jetë haptaz në rrugën evropiane dhe euro-atlantike të Millo Gjukanoviqit. I ftojm të gjithë shqiptaret në Mal të Zi që votën e tyre unanimisht t’ia japin njeriut që krijoi shtetin malazezë dhe që i ngriti lartë të drejtat e shqiptarve dhe pakicave tjera në shtetin e tij! Fitore plebishitare #me PDS – Millo Gjukanoviq!”, ka shkruar ai në facebook.

    Postimi i plotë:

    Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq sot e zyrtarizoi kandidaturen për president të Malit të Zi! I urojm sukses dhe do ti ndihmojm parreshtur që zoti Gjukanoviq si mik i madh i Republikës së Kosovës të fitoi qysh në rundin e parë mandatin e ti të tretë për president të Malit të Zi! Instituti për afirmimin e mardhënjeve ndëretnike me zyrën e tij në Podgoric do të jetë haptaz në rrugën evropiane dhe euro-atlantike të Millo Gjukanoviqit. I ftojm të gjithë shqiptaret në Mal të Zi që votën e tyre unanimisht t’ia japin njeriut që krijoi shtetin malazezë dhe që i ngriti lartë të drejtat e shqiptarve dhe pakicave tjera në shtetin e tij! Fitore plebishitare #me PDS – Millo Gjukanoviq!

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark