IBAS është institucion financiar, i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës për emetimin e parasë elektronike, shërbimin e pagesave dhe transferit të parasë dhe kredidhënies për pagesa.
Mesohet se për 4 muaj, prej se IBAS ka dalë në treg, mijëra qytetarë dhe qindra biznese kanë hapur llogari.
Zyrtarët e këtij institucioni tregojnë se tashmë klientët e IBAS kanë mundësinë e pagesave tek një numër i madh i industrive dhe agjentëve të tregut, nisur nga: mirëmbajtja e hapësirave publike, auto parkingjet në Prishtinë, derivatet, harxhi, dyqanet të tekstilit, teknologji, kafeteri e restorane, Ujësjellësi Prishtina, Ujësjellësi Hidromorava, Ujësjellësi Hidrodrini, Internet dhe TV për Kujtesa, të gjitha llojet e pagesave për institucionet publike, si Tatimi në Pronë, TVSh, Tatimi në Fitim, Kontributet Pensionale, pastaj Gjobat në Trafik, pagesat për Universitetin e Prishtinës e shumë e shumë pagesa tjera, krahas mundësisë së pranimit të të gjitha llojeve të pagesave për mallra dhe shërbime apo transferit të parasë, me të cilat mund të kryhen pagesa apo të tërheqen në llogari bankare apo tek IBAS.
Kujtojmë se IBAS mundëson hapjen e llogarisë nga distanca dhe se hapja e çdo llogarie në IBAS është pa pagesë, përfshi mirëmbajtjen.
Përveç kësaj, për secilën llogari të hapur e konfirmuar, IBAS shpërblen me 5 euro bonus.