IBAS tashmë institucion i dëshmuar për ofrimin e zgjidhjeve inovative për instrumente financiare – pagesa, transfere parash dhe kredi për pagesa, lanson produktet e reja në treg Pakot: PLOT, INTEGRA dhe PREMIUM, në kuadër të shërbimit Avanco Llogarinë.
Shërbimi – Blej tani, paguaj me vonë!
Ju mund të bëni përzgjedhjen e njërës nga pakot që më së miri i përshtatet nevojave tuaja. Ajo çfarë i veçon pakot është mbitërheqja për pagesa, “Blej tani, paguaj me vonë”. Ky shërbim është një zgjidhje e mrekullueshme për të gjithë ata që dëshirojnë të kenë mundësinë e blerjes së produkteve të preferuara dhe të kenë fleksibilitet për një periudhë kohore deri në 12 muaj, për përfundimin e pagesës. Poashtu një nga përfitimet më të mëdha është fakti që nëse ju shlyeni borxhin brenda 3 muajve, ju asnjëherë nuk do të paguani interes.
Pako PLOT ju mundëson mbitërheqje deri në 100 euro, Pako INTEGRA deri 200 euro, ndërsa pako PREMIUM deri në 500 euro. Mundësinë për shfrytëzimin e mjeteve e keni me 0% interes për 3 muaj. Vlenë të ceket se nëse i ktheni mjetet brenda 3 muajve, ju përsëri mund t’i shfrytëzoni ato dhe asnjëherë nuk do të paguani interes.
Çka ofrojnë tjetër Pakot e IBAS?
Përveç mundësisë për të marrë mbitërheqje për pagesa, pakot e IBAS sjellin edhe shërbime të tjera të rëndësishme për nevojat tuaja financiare:
– Mbushjen e kuletës suaj virtuale nga të gjitha bankat lokale apo ndërkombëtare – Ju mund ta mbushni kuletën tuaj në IBAS direkt nga banka apo përmes kartelës Visa ose Mastercard.
– Të gjitha pagesat për institucione publike – Tatime, Gjoba në trafik, Regjistrim automjeti, Universitetet Publike, e të tjera.
– Pagesat Utilitare: Energji elektrike, Ujë, Mbeturina, NPB, Internet e të tjera.
– Tërheqje të parave tuaja – Në llogari bankare, tek partnerët e IBAS apo tek individët.
– Kredi për pagesa, Aplikimin për kredi me qëllim të realizimit të pagesave tuaja.
Së shpejti në kudër të pakove ju do të përfitoni edhe shërbimin për pranimin dhe dërgimin e parave ose transaksioneve ndërkombëtare brenda sekondave. Përmes këtij shërbimi, ju do të pranoni apo dërgoni para në të gjitha shtetet e Zonës Ekonomike Evropiane, apo edhe tek klientët e IBAS.
Ju duhet ta keni parasysh se para se të zgjidhni pakon të siguroheni se keni një histori të mirë të kredisë.