11:26 - 09 Shkurt 2016

Kryetari I Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi ka paralajmëruar bojkotim të punës në Pallatin e Drejtësisë, nëse deri javën e ardhshme nuk nisin procedurat për hapjen e dritareve.

Ibrahimi, ka thënë se publikimi i rezultateve në gazetën Insajderi se niveli i oksigjenit është 11 herë nën nivelin e lejuar është shqetësues.

“Ne nuk do të punojmë nga java e ardhshme nëse nuk hapen dritaren. Ne nuk guxojmë që ta rrezikojmë jetën e stafit. Sot kam komunikuar me gjyqtarët dhe të gjithë janë të mendimit për bojkotim të punës”, ka thënë Ibrahimi për Insajderi.com.