×
  • Showbiz
  • Show

    Icardi sulmon ashpër Wanda Narën: Më abuzonte fizikisht prej vitesh!

    Insajderi
    04 December 2024 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndër dramat më të mëdha në botën e showbizit është ajo e futbollistit, Icardi dhe ish parteneres së tij Wanda.

    Icardi ka folur me një gazetar të njohur argjentinas, i cili ka bërë publike bisedat mes tyre, duke zbuluar se kjo ka ndodhur me dëshirën e vetë futbollistit. Icardi gjithashtu ka deklaruar se nuk do të përmbahet më në komentet dhe deklaratat kundër Wandas.

    “Bën viktimën, pasi je mburrur me gazetarët. Më ke mashtruar mua dhe fëmijët e tu për tre vite dhe ke pranuar se nuk ke qenë besnike, ndërsa unë kujdesesha për fëmijët, duke kujtuar se po punoje. Ndërsa ti kishe një jetë të dyfishtë.

    Fyen dhe shpif, je një aktore e mirë, por të ra maska. Ke treguar bisedat tona të vjetra, nuk më intereson, nuk jam i fiksuar, nuk kam raporte me askënd, gënjeshtra dhe përsëri gënjeshtra. Prioriteti im i vetëm janë vajzat e mia dhe rikuperimi nga dëmtimi. Të shohim çfarë do të bësh kur drejtësia do të shohë prova të vërteta, jo biseda të vjetra dhe audio të realizuara me inteligjencën artificiale”, shkruheshin në mesazhin e nisur nga Icardi drejt gazetarit.

    Por sulmuesi i Galatasarayt nuk ka ndaluar këtu, pasi në një intervistë për një media turke, ai ka treguar se çfarë Ëanda ka bërë me rrjetet e tij sociale, teksa e ka abuzuar dhe fizikisht.

    “Ajo më ka abuzuar fizikisht për vite dhe gjithashtu më ka abuzuar digjitalisht, gjë që më ka sjellë shumë probleme financiare Ajo vodhi llogaritë e mia dhe u shkroi lojtarëve që luanin në të njëjtin ekip futbolli me mua në atë kohë”, tha ndër të tjera Icardi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark