Edhe pse kanë kaluar më shumë se 6 muaj që kur Gjykata e Apelit ka konfirmuar aktakuzën për deputetin nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Valon Ramadani, seanca për këtë rast ende nuk është caktuar.
Deputeti Ramadani akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës dhe pengimin e personave zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Një gjë të tillë, për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.