×
  • Lajme
  • Insajderi

    Identifikohen IP-të që sulmuan Telekomin, Insajderi ju sjell detajet e fundit për sulmin kibernetik

    Insajderi
    13 September 2022 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Telekomi i Kosovës ka rënë preh e sulmeve kibernetike. Që nga ora 8 e mëngjesit, Telekomi është duke u ballafaquar me sulme të tilla.

    Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësi i Telekom-it, Fadil Lepaja.

    Ndonëse ende nuk i kanë bërë publike nga po iu vinë këto sulme, Lepaja tha se ekipet e tyre i kanë identifikuar IP-të që po sulmojnë dhe janë duke punuar intenzivisht për ti parandaluar.

    “Telekomi i Kosovës sot është duke u ballafaquar me sulme kibernetike. Sulmi ka filluar në orën 8 të mëngjesit. Ekipet tona i kanë identifikuar IP-të që po sulmojnë dhe janë duke u marrë intensivisht me parandalimin përfundimtar të sulmit. Do të ju mbajmë të informuar”, tha në përgjigjen për Gazetën Insajderi.

    Që disa ditë ne vend, po raportohen sulme kibernetike ndaj institucioneve të vendit por edhe llogarive private te njerëzve.

    Nga qeveria kanë sigurua se në asnjë moment nuk janë cenuar të dhënat e ruajtura në Qendrën Shtetërore të të Dhënave në kuadër të Institucioneve të Republikës së Kosovës.

    Po ashtu, në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm, me aplikimin e masave adekuate, sulmi kibernetik është tejkaluar dhe janë parandaluar tentativat për vazhdim të sulmit, raporton Insajderi.

    Postimi i plotë:

    Gjatë javës së kaluar, në periudha të caktuara kohore, sistemet qeveritare janë ballafaquar me sulm kibernetik të llojit DDoS që ka shkaktuar pengesa të herëpashershme në shërbimin e internetit brenda institucioneve qeveritare dhe mungesë të herëpashershme të qasjes në disa shërbime qeveritare. Gjatë periudhave të sulmit, ekipi i sigurisë kibernetike në ASHI është angazhuar maksimalisht që impakti i sulmit në qasshmërinë dhe funksionalitetin e shërbimeve të jetë sa më i vogël. Në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm, me aplikimin e masave adekuate, sulmi kibernetik është tejkaluar dhe janë parandaluar tentativat për vazhdim të sulmit. Të gjitha shërbimet qeveritare janë plotësisht të qasshme dhe nuk ka pengesa në funksionimin e tyre. Gjatë këtij sulmi kibernetik në asnjë moment nuk janë cenuar të dhënat e ruajtura në Qendrën Shtetërore të të Dhënave në kuadër të Institucioneve të Republikës së Kosovës.

    /Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark