Identifikohet i dyshuari tjetër nga sulmet e Parisit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Identifikohet i dyshuari tjetër nga sulmet e Parisit

    Insajderi
    21 March 2016 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ai quhet,Najim Laachraoui, 24-vjeç dhe është ende në arrati. ADN-ja iu zbulua në shtëpitë, ku u strehua grupi i xhihadistëve.

    Në muajin shtator, sipas prokurorisë belge, 26- vjeçari Salah Abdeslam kishte udhëtuar dy herë në Budapest i shoqëruar nga dy persona, me dokumente false me emrat Samir Buzid dhe Sufiane Kajal. Ky i fundit ishte identiteti i rremë i Nazhim Lakroui.

    Ndërsa Samir Buzid u vra me snajper në nje apartament, në periferi të Brukselit më 15 Mars. Ndërkohë avokati i Salah Abdeslam, Sven Mary kundërshtoi raportimet  në media, sipas të cilave “26 vjeçarit do të jepte informata në këmbim të një trajtimi të zbutur përpara drejtësisë”.

    Gazeta prestigjoze “New York Times” ka publikuar pjesë të një të një raporti prej 55 faqesh të Ministrisë së Brendshme Franceze, sipas të cilit, Shteti Islamik ka sofistikuar teknikat për të krijuar bombat artizanale dhe jelekë me eksploziv, për të përdorur telefonat e thjeshte, ku nuk memorizohej asnjë email apo bisede si dhe ka avancuar metodat për zbërthimin e mesazheve të koduar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark