
Është identifikuar viktima në rastin e hetimit të vdekjes që ka ndodhur në qytetin e Pejës. Sipas raportit policor identifikimi është bërë përmes analizës së ADN-së, ku është konfirmuar se bëhet fjalë për një mashkull kosovar.
Pas identifikimit, me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoninë mortore.
Hetimet lidhur me rastin vijojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje rreth shkaqeve apo rrethanave të vdekjes.
“HETIM I VDEKJES Pejë 01.03.2025 – 12:55. Lidhur me rastin, në bazë të analizës së ADN-së është identifikuar turpi i pajetë i viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.”