×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ideologu i VV-së bën bisedë imagjinare, e portretizon Kurtin si hero e opozitën si tradhtarë

    Insajderi
    17 September 2023 - 13:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ideologu kontroverz i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, të cilit iu është besuar pozita e këshilltarit nga vetë kryeministri Albin Kurti, ka bërë një bisedë dhe pazar imagjinar lidhur me çështjen e veriut të Kosovës.

    Feraj, me anë të një postimi në ‘Facebook’ të dielën, e ka paraqitur kryeministrin Kurti si hero që s’e shet veriun për asnjë cent, ndërkaq opozitën si të gatshëm për shitje të veriut në shkëmbim të pushtetit dhe investimeve të huaja, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Sa është çmimi i Veriut të Kosovës? Për sa vlen të shitet?
    Albni: nuk është për shitje, s’ka çmim.
    Opozita: kthimi ynë në pushte + disa miliona euro/dollare investime nga EU /SHBA”, ka shkruar Feraj, duke mos e shqiptuar mirë emrin e liderit të tij.

    “”Sigurisht”, rritet rroga mesatare. Apo jo?”, ka ironizuar ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark