×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Idhnimi i presidentes me kryeministrin- Osmani s’ia përmendi Kurtit veriun në fjalimin vjetor, argumentin kryesor të mandatit të VV’së

    Insajderi
    21 November 2024 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtrirja e sovranitetit në veriun e Kosovës: Hapja e bizneseve të reja, ndalimi i dinarit, luftimi i strukturave paralele, ndërtimi i shtëpive të shqiptarëve në veri, debati për Urën e Ibrit… Para argumentit bosht të partisë në pushtet përgjatë mandatit të tyre, bartësja e listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani, i “mbylli sytë” si presidente në fjalimin vjetor të së enjtes. Ajo përgjatë fjalimit dha sinjale edhe për acarim me partinë e udhëhequr nga Kurti. Shefi i Qeverisë e përcolli me arrogancë fjalimin vjetor.

    Para argumenteve bosht të partisë në pushtet përgjatë mandatit të tyre, bartësja e listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani, i “mbylli sytë” si presidente në fjalimin vjetor të së enjtes.

    Osmani s’i përmendi askund në fjalimin e saj ato që qeveritarët dhe pro-qeveritarët po i cilësojnë si arritjet më të mëdha të Qeverisë Kurti. Pra, shtrirjen e sovranitetit territorial në veri.

    Ndiqeni storien më poshtë për të kuptuar më shumë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark