Insajderi
Lajme

IHMK bën thirrje për kujdes: Ngricat rrezikojnë drejtuesit e automjeteve 

Insajderi
13 January 2025 - 11:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
IHMK bën thirrje për kujdes: Ngricat rrezikojnë drejtuesit e automjeteve 
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) paralajmëron për vazhdimin e temperaturave të ulëta dhe ngricave të forta gjatë gjithë javës.

Sipas Besim Aliut nga IHMK-ja, aktualisht temperatura në disa zona ka arritur në 0°C, ndërsa në viset e larta janë regjistruar ngrica të forta.

“Këto temperatura tipike dimërore do të vazhdojnë gjatë javës. Po ashtu, gjatë natës priten temperatura edhe më të ulëta” tha Aliu në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, duke shtuar se reshje të mëdha nuk priten, por ngricat do të mbeten problematike.

IHMK u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes dhe të pajisen me mjete dimërore për të shmangur aksidentet në rrugët e ngrira.

Po ashtu, këmbësorët këshillohen të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjeve për shkak të rrëshqitjeve të mundshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark