Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se në Kosovë më së shumti borë ka rënë në Budakovë të Suharekës (75 cm), pastaj në Gadime të Lipjanit (65 cm) ndërsa, në Kotlinë të Kaçanikut (57 cm).
IHK paralajmëron se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.
“Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta të borës. Gjatë natës presioni atmosferik do të rritet duke krijuar kushte për ndërprerjen e reshjeve, por që në viset malore reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës dhe në pjesën e parë të ditës së shtunë”, thuhet në njoftim.
Sipas IHM-së temperaturat gjatë vikendit parashihen të zbresin deri -19 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të rriten deri -7 gradë Celsius.
Reshjet e borës të regjistruara deri në orën 14:00 në territorin e Kosovës janë:
– Prishtinë 35 cm;
– Podujevë 36 cm;
– Pejë 11 cm;
– Malishevë 19 cm;
– Gjakovë 25 cm;
– Budakovë 75 cm;
– Kotlinë (Kaçanik) 57 cm;
– Gadime (Lipjan) 65 cm dhe
-Ferizaj 43 cm.