×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    IHMK paralajmëron përmbytje si shkak i shiut, këto janë zonat që rrezikohen

    Insajderi
    11 June 2023 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reshjet e shiut janë parashikuar të mbizotërojnë në vendin tonë edhe ditëve në vijim.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se duke filluar nga nesër, pritet që të ketë reshje në intervale të ndryshme duke përfshirë pjesën më të madhe të vendit.

    “Në disa zona ato do të jenë më intensive të cilat mund të krijojnë vërshime të shpejta, të karakterit lokal, sidomos në lumenjtë me karakter të rrëkeve, të cilat zbresin prej viseve malore, ku si pasojë do të ketë tejkalim të kapaciteteve transportuese të tyre dhe mundësi të paraqitjes së vështirësive në sistemet e kanalizimeve, shembje të dheut, probleme në komunikacion, bujqësi etj”, thuhet në njoftim.

    Sipas IHMK-së, zonat ku rrezikohen nga përmbytjet janë zonat veriore dhe ajo jugore. Tek pjesa veriore, rrezikohen Mitrovica dhe Skenderaj, ku janë edhe lumi Ibër, Sitnica dhe ai i Drenicës, ku ka pasur përmbytje së fundmi.

    IHMK paralajmëron përmbytje edhe në pjesë të tjera të Kosovës.

    “Nga këto prognoza fillimisht meteorologjike me reshje e pastaj hidrologjike me mundësi vërshime në interval afatshkurtër nga shiu, parashihet që të kenë ndikim sidomos në:

    – Pjesa veriore: Pellgu i Ibrit (Sistemet lumore të: Ibrit, Sitnicës Llapit, Drenica etj.) ku Probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 20-vjeçare: është 20 % ndërsa 5-vjeçare: 24 %.

    – Ndërsa pjesa Perëndimore, jugore dhe lindore (Pellgu i Drinit të Bardhë, Lepencit dhe Moravës së Binçës), parashikohet një probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 5-vjeçare, gjegjësisht sasi më e vogël e reshjeve”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark