Insajderi
Lajme

IKD: 26 deputetë të Kuvendit të Kosovës nuk kanë folur asnjëherë në Legjislaturën e X-të

Insajderi
12 May 2026 - 10:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
IKD: 26 deputetë të Kuvendit të Kosovës nuk kanë folur asnjëherë në Legjislaturën e X-të
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, ka deklaruar se analiza e aktivitetit parlamentar në Legjislaturën e X-të tregon nivel shqetësues të mosangazhimit të deputetëve.

Sipas tij, debati parlamentar është përqendruar kryesisht në ekonomi dhe procedurë, ndërsa tema të rëndësishme kanë mbetur pothuajse jashtë vëmendjes.

“…tema të rëndësishme si integrimet evropiane, të drejtat e komuniteteve, mjedisi apo dialogu Kosovë-Serbi janë lënë pothuajse jashtë vëmendjes, për më tepër, 26 deputetë nuk kanë mbajtur asnjë deklaratë, duke reflektuar një nivel shqetësues të mosangazhimit të tyre”, ka deklaruar Jakaj.

Ai tha se mungesa e angazhimit parlamentar dëmton funksionin përfaqësues të Kuvendit.

Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me mbështetjen e Rockefeller Brothers Fund, të martën publikoi raportin monitorues për Legjislaturën e X-të të Kuvendit të Kosovës. /BetimipërDrejtësi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark