17:07 - 29 Janar 2023

Mjekësia popullore nuk është term i rrallë në Kosovë.

Shumë persona që vuajnë nga sëmundja fantom e njohur si “ikja e kërthizës” vizitojnë mjekët popullorë.

Mjekja popullore, Hmide Preniqi, për Insajderin ka rrëfyer së si arrin ta kurojë problemet e kërthizës.

Këtë zanat popullorë, Preniqi e nisi si 18 vjeçare. Ajo tregon se zanatin e mori nga nëna.

Ikja e kërthizës mund të shkaktojë jo pak probleme shëndetësore. Preniqi ka treguar disa simptoma që mund t’i keni.

Ajo rrëfen së personat që kanë shumë punë, stres e ndonjë pikëllim, pa dallim moshave i kontrollon më shumë.

Preniqi ka treguar se pse ndryshoi mendje që përveç gjinisë femërore të kontrollonte edhe meshkuj.

VIDEO: