Insajderi
Lajme

IKShPK: 203 raste me fruth në Kosovë, 17 u regjistruan gjatë javës së fundit

Insajderi
12 October 2026 - 15:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
IKShPK: 203 raste me fruth në Kosovë, 17 u regjistruan gjatë javës së fundit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 11 tetor 2026, në vend janë konfirmuar gjithsej 203 raste me fruth, prej të cilave 17 vetëm gjatë javës së fundit.

Sipas të dhënave të institutit, mbi 95 për qind e personave të prekur nga fruthi janë të pavaksinuar me vaksinën MMR, e cila mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola.

IKShPK-ja thekson se vaksinimi mbetet masa më e rëndësishme dhe më efikase për parandalimin e fruthit dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe të gjithë komunitetit.

“Për këtë arsye, krahas vaksinimit të rregullt sipas kalendarit kombëtar, IKShPK ka intensifikuar edhe vaksinimin e vonuar (catch-up), për fëmijët që për arsye të ndryshme e kanë shtyrë atë. Si rezultat i kësaj fushate, gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3,265 fëmijë të grupmoshës 2–5 vjeç, duke konfirmuar ndërgjegjësimin e lartë dhe angazhimin e prindërve për të siguruar shëndetin e fëmijëve të tyre. IKShPK vlerëson lart kontributin e prindërve, profesionistëve shëndetësorë, institucioneve dhe qytetarëve për rritjen e shkallës së vaksinimit. Çdo fëmijë i vaksinuar është një jetë më shumë e mbrojtur dhe një hap më afër ndërprerjes definitive të përhapjes së fruthit”, thuhet në njoftimin në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark