Insajderi
Lajme

IKSHPK konfirmon – ky është lloji i gripit që po qarkullon në Kosovë

Insajderi
12 February 2026 - 21:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
IKSHPK konfirmon – ky është lloji i gripit që po qarkullon në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se ka realizuar me sukses sekuencimin e gjenomit të plotë të virusit të Gripit A, përmes teknologjisë së fundit të sekuencimit të gjeneratës së re (NGS).

Ky proces mundëson monitorimin e saktë të llojeve të virusit që janë në qarkullim dhe ndihmon në përcaktimin e efektivitetit të vaksinave ekzistuese.

Sipas rezultateve të fundit, në Kosovë aktualisht dominon nëntipi H3N2, i cili përbën mbi 80% të mostrave të analizuara.

“Nga 22 mostrat e sekuencuara, pjesa dërrmuese (82%) ishin virus të Gripit A/H3N2, ndërsa pjesa tjetër (18%) i takonin virusit të Gripit A/H1N1. Për më tepër, lidhur me subtipin dominues H3N2 të virusit Gripit A, të dhënat e fituara nga sekuencionimi tregojnë se të gjitha sekuencat e analizuara i përkasin “clade K” të virusit. Ky nëntip i virusit tashmë është identifikuar në të gjitha kontinentet dhe poashtu përbën rreth gjysmën e sekuencave të depozituara në bazën globale të dhënave gjenomike GISAID për rajonin e Evropës. Të dhënat ekzistuese tregojnë një divergjencë të konsiderueshme gjenetike të këtij virusi në qarkullim krahasuar me shtamin në vaksinën e gripit të subtipit A(H3N2) të përdorur në hemisferën veriore”, thuhet mes tjerash në njoftim, përcjell Insajderi.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark