Insajderi
Lajme

Ilir Kërçeli: Si me votu Shalën, kjo është e pakuptimtë

Insajderi
09 September 2026 - 13:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ilir Kërçeli: Si me votu Shalën, kjo është e pakuptimtë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka kritikuar deklaratat e bëra në emër të popullit serb, duke thënë se një gjë të tillë, sipas tij, mund ta bëjë vetëm presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

“Nuk mundet me u thirrë në emër të popullit serb. Në atë deklaratë mundet me u thirrë vetëm Aleksandar Vuçiq dhe normalisht që nuk e pranojmë një deklaratë të tillë pa kërkuar falje”, tha Kërçeli.

Ai është shprehur kritik edhe ndaj kandidaturës së Kujtim Shalës për postin e nënkryetarit të Kuvendit, duke vënë në pikëpyetje mundësinë që deputetët e LVV-së ta mbështesin atë.

“Si me votu Shalën kur ai nuk rrin as të votoj kundër për presidentin Sejdiu. Po kërkon vota nga LVV për t’u bërë nënkryetar, kjo është e pakuptimtë”, deklaroi Kërçeli.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark