Ilir Mirena: Koxha mirë duhesh me i pas punët me ble banesë në Marigona Hill – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ilir Mirena: Koxha mirë duhesh me i pas punët me ble banesë në Marigona Hill

    Insajderi
    03 June 2022 - 22:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sonte në emisionin Pressing në T7, i ftuar është Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ku ka sqaruar blerjen e banesës së tij në lagjen Marigona Residence.

    “Banesa më e vogël e mundshme aty është 90  e ca metra katror e cila është blerë pasi e kemi zgjidhur çështjen e trashëgimisë në familje dhe e cila trashëgimi ka mbetur banesa në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Motra ka dalë trashëgimtare e saj. E ka shit, e ka qit në emër të nënës dhe e kemi shfrytëzuar atë mundësi në momentin kur e ka pasur mundësi të merret aty banesa në emër të nanës dhe ka mbetur aty një pjesë e borxhit i cili ka vazhduar të paguhet me këste. Këtu përfshihen edhe paratë për të burgosurit politikë për babën, që i ka marrë familja, dhe përfshihen pastaj paratë të cilat janë marrë si i burgosur politik që më kanë takuar mua në bazë të ligjit. Këto i kemi përfshirë në këto prona, kaq”, tha Aliu.

    “Kur e kemi marrë banesën në fillim ka kushtuar shumë më lirë në fillim. Këtë tjetrën ka qenë shumë më shtrenjtë. S’më kujtohet saktë”, shpjegoi ai.

    “Banesa është në pronësi të familjes e cila kurdoherë do të bëhet subjekt i trashëgimisë ende e cila është marrë në kohën kur as lejet nuk janë marrë”, tha ai.

    “Banesë në emrin tim personal nuk kam”, theksoi Aliu.

    Pas këtij sqarimi ka reaguar analisti, Ilir Mirena, duke thënë se duhet me i pas punët koxha mirë për me ble banesë në Marigona Hill, dhe me prit me ju rrit vlera e pastaj me shit.

    “Kogja mire duhesh me i pas punet me ble banese ne Marigona Hill veç per biznes Dmth me prit me ju rrit vlera edhe me e shit…”, ka shkruar Mirena në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark