Ilir Seferi nga Rezalla: Mbeturinat do t’i shndërrojmë në energji elektrike, në dritë dhe jetë të re për këtë fshat krenar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Ilir Seferi nga Rezalla: Mbeturinat do t’i shndërrojmë në energji elektrike, në dritë dhe jetë të re për këtë fshat krenar

    Insajderi
    10 October 2025 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për Asamble në Komunën e Skenderajt nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Seferi (nr. 25), pas prezantimit të projekteve që përfshijnë fshatrat: Syrigana, Aqareva dhe Runik, tashmë ka vizituar vende të tjera.

    Seferi nga Rezalla ndau një video ku shihet se fshati është mbuluar nga mbeturinat.

    “Rezalla – vend i dhimbjes, punës dhe krenarisë. Këtu kanë lindur njerëz të urtë, patriot, të mirë e punëtorë si Syle Rezalla dhe Malush Ahmeti! Rezalla ka qenë gjithmonë simbol i inovacionit dhe guximit – aty ku njerëzit e mençur e punëtorë krijuan minahedhësin, një shenjë e shpirtit të qëndresës. Në këtë rrugë, Sejdi Gashi, që sot është pjesë e listës sonë, ishte ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Bekim Berishës – Abeja me të cilin prodhoi minahedhesin. Por sot, për fat të keq, Rezalla është e mbytur në mbeturina”, tha ai.

    Seferi dha disa premtime për banorët e këtij fshati:

    Mbeturinat do t’i shndërrojmë në energji elektrike, në dritë dhe jetë të re për këtë fshat krenar.

    Rezalla do të jetë gjithashtu pjesë e shtegut turistik “Arbëria e Vogël”, një itinerar i ri që lidh historinë, natyrën dhe krenarinë e Drenicës – aty ku çdo gur e çdo frymë tregon një histori.

    Ai u takua edhe me qytetarët në Skenderaj për të diskutuar për zhvillimin e qytetit.

    “Çdo ditë kam ftuar qytetarët për një “Espresso me Ilirin” – kudo nëpër kafiteritë e qytetit tonë.

    Sot ishim te Dyla. Porsa arrita, kafeneja ishte plot. Në një tavolinë, përballë, ishin udhëheqësit në ikje të komunës. Një mik më pyeti me shaka: “A e ke rezervu tavolinën?” I buzëqesha dhe i thashë: Jo, sepse natyra e ka krijuar vetë rendin e saj”, tha ai.

    Kandidati për asamble ka qëndruar edhe në fshatin Qirez, ku premtoi se do lidhin Shtegun e Lirisë, të Natyrës dhe të Turizmit

    “Njerëzit e këtij vendi janë të vyer, të fortë, besnikë e fisnikë. Prandaj, Qirezin do ta lidhim me Shtegun e Lirisë, të Natyrës dhe të Turizmit – që brezat e rinj të ecin aty ku dikur ecën të parët tanë, dhe të ndiejnë të njëjtin frymë krenarie e dashurie për vendin. P.S. Gjithqka është e mundur, me lëvizjen Vetëvendosje, sepse të tjeret i keni qe 25 vite ne Qeverisje duke ju sunduar, prandaj duhet ndryshimi me nr. 105!”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark