Insajderi
Show

Iliri nuk pyet as për produksion, reagon kështu pasi ia “tërheqin veshin”

Insajderi
25 May 2026 - 11:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Iliri nuk pyet as për produksion, reagon kështu pasi ia “tërheqin veshin”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një video e minutave të fundit që po qarkullon në rrjet tregon se tensionet mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit nuk janë qetësuar.

Edhe pas debateve të fundit pranë pishinës, balerini dëgjohet duke përdorur një fjalor të ashndaj banoreve të tjera, duke shpërfillur edhe vërejtjet e produksionit.

Në materialin e publikuar, Iliri dëgjohet mjaft i nervozuar teksa i referohet Mozës dhe aleatëve të saj në lojë me fjalët: “Plerat, 3 shterpa janë”.

Në atë moment ka ndërhyrë menjëherë regjia përmes autoparlanteve duke i tërhequr vëmendjen me fjalët: “Ilir, kujdes mikrofonin”.

Megjithatë, ky paralajmërim nuk e ka ndaluar konkurrentin, i cili është kthyer nga kamerat duke e përsëritur ofendimin: “3 shterpa, e them tamam! Doni ta dëgjoni prapë? 3 shterpa!”.

Ky reagim ka sjellë sërish kërkesa nga ndjekësit në rrjetet sociale masa më të rrepta disiplinore, pasi balerini jo vetëm që ka përsëritur fjalorin fyes, por ka sfiduar hapur edhe urdhrat e drejtpërdrejtë të produksionit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark