Insajderi
Show

Iliriana vjen me një ndryshim në pamje, nuk do ta njihni

Insajderi
28 May 2025 - 18:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Iliriana vjen me një ndryshim në pamje, nuk do ta njihni
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja e njohur Iliriana Sadriu, ka surprizuar ndjekësit e saj me një transformim të freskët.

Në një postim të fundit në Instastory, ajo ka ndarë një foto nga salloni i bukurisë, ku shfaqet me një prerje të re elegante të flokëve.

Iliriana i ka dhënë fund look-ut të gjatë që e kishte karakterizuar prej kohësh, duke zgjedhur një model më të shkurtër dhe më modern. Me flokë të drejtë dhe të shkurtuar, ajo duket më ndryshe se kurrë më parë – por njëkohësisht plot finesë dhe vetëbesim.

Fansat nuk kanë ngurruar të reagojnë me komente pozitive, duke e përgëzuar për ndryshimin dhe stilin e ri që i shkon shumë.

Një gjë është e sigurt: Iliriana di gjithmonë si të tërheqë vëmendje – këtë herë, me vetëm një palë gërshërë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark