“Imagjinojeni Skënderbeun duke e bërë nevojën e madhe”, Kamera e Fshehur zbulon edhe një anë të budallkavtë të Rron Gjinovcit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Imagjinojeni Skënderbeun duke e bërë nevojën e madhe”, Kamera e Fshehur zbulon edhe një anë të budallkavtë të Rron Gjinovcit

    Insajderi
    30 October 2022 - 22:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bezdisës është treguar shpeshherë në paraqitjet e tij televizive, duke shfaqur adhurim të tepruar ndaj Albin Kurtit. Adhurime të ngjashme që besimtarët i bëjnë vetëm ndaj Zotit.

    Jo rrallëherë “analizat” e tij janë marrë seriozisht nga publiku.

    Por, kamera e fshehur e emisonit “Piranja” të ABC News ka zbuluar se një nivel tjetër të budallallëkut të personit qe ftohet si analist nëpër studio televizive.

    Aktivisti me një “karrierë” të madhe, që bëri bujë kur “i përplasi” të vërtetën në fytyrë kryeministrit Edi Rama, këtë herë u gjend të pozita jo fort të mira për të.

    Pa e ditur se drejt çfarë kurthi po shkonte, Rron Gjinovci hyri në studiot e Abc News, i ftuar në emision për të folur për çështjet e arsimit. Por për fatin e tij të keq, në atë moment u ndërpre energjia elektrike dhe atij iu desh të priste në dhomën e “kurthit”.

    Sapo u ul, pyetjet për Rronin ishin mjaft e drejtëpërdrejta, të tipit “a bëhen orgji në organizatën ku ai bën pjesë?”

    Dhe natyrisht që përgjigja e aktivistit të njohur ishte negative, një undësi e tillë përjashtohet pasi të gjithë janë si motra e vëllezër.

    Megjithatë, pa kaluar as një minutë, Rroni nuk ngurroi të shpaloste tezat e tij interesante, madje shkoi deri aty sa të aludonte se heroi kombëtar, Skënderbeu, mund të ketë qenë homoseksual, natyrisht kjo e vendosur në një kontekst historik. Këto e histori të tjera, që lanë gojëhapur “Piranjat” tona.

    Nga seksualiteti te nacionaliteti, Rroni mbetet pak i habitur kur “piranja” e pyet nëse është shqiptar apo serb.

    Megjithatë biseda vërtitet gjithnjë te seksi, derisa Rroni nuk duron dot më dhe deklaron me krenari se “jetën seksuale e ka shumë të bujshme”.

    Por më e rëndësishmja, ai nuk mund të lërë pa përmendur atë që e bëri shumë të njohur e të dashur mes shqiptarëve në Shqipëri: debatin me Edi Ramën, ku i veshur me doreza të zeza, vuri me shpatulla pas murit kryeministrin. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark