Imami i Qabesë fali namazin dhe mbajti hytben e xhumasë në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Imami i Qabesë fali namazin dhe mbajti hytben e xhumasë në Prishtinë

    Insajderi
    09 May 2025 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mijëra besimtarë nga e gjithë Kosova u mblodhën sot në Xhaminë e Madhe në Prishtinë për të falur namazin e xhumasë, nën udhëheqjen e imamit të Qabesë, Dr. Bandar Belilah.

    Imami i njohur nga Arabia Saudite, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, udhëhoqi faljen e namazit dhe mbajti hytben e xhumasë, duke sjellë një atmosferë të veçantë shpirtërore për besimtarët e pranishëm.

    Në hytben e tij, Dr. Belilah theksoi rëndësinë e ruajtjes së vlerave islame, forcimit të besimit dhe unitetit në mesin e myslimanëve. Ai përçoi mesazhe paqeje, mirësie dhe drejtësie, ndërsa falënderoi popullin e Kosovës për mikpritjen dhe përkushtimin ndaj fesë islame.

    Vizita e tij është konsideruar një ngjarje e rrallë dhe me rëndësi të veçantë për komunitetin mysliman në vend.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark