×
  • Lajme
  • Insajderi

    Imamit i digjet vetura në Pejë, nga prokuroria flasin për Insajderin

    Insajderi
    08 March 2023 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Imami nga Peja, Eroll Rexhepi, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook disa pamje ku shfaqet një person gjysmë i maskuar duke i vënë flakën veturës së tij.

    Rexha ka deklaruar se vetura është djegur në tërësi para shtëpisë së tij në lagjen Kapeshnicë.

    Në një prononcim për Insajderin, Rexhepi ka treguar se nuk ka asnjë të dyshuar nga ai për rastin, gjithçka di janë ato video të publikuara.

    “Jo për momentin ajo qe shihet në kamer. Tani policia po e heton rastin bashkë me hetuesit”, tha Rexhepi për Insajderin.

    Në anën tjetër, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi tha për Insajderin se janë duke u ndërmarrë veprime për identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij.

    “Prokurori i Shtetit është koordinuar me Policinë e Kosovës për ketë rast dhe aktualisht janë duke u bërë veprime për identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij”, tha Nikçi për Gazetën Insajderi./Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark