Vatikani ka hapur dyert për apartamentet papale, ndërsa imazhet e dala nga aty tregojnë luksin e tyre. Apartamentet papale janë hapur për herë të parë për publikun.
Papa Françesku ka vendosur të refuzojë përdorimin e pallatit në Castel Gandolfo, në jug të Romës, duke thënë se ato janë shumë luksoze.
Në vend të kësaj, ai preferon të kalojë verën në suitën e hotelit në Vatikan, ku edhe jeton.
Kjo do të thotë se kjo pronë e Vatikanit mund të vizitohet nga publiku.