“INA”: Planifikohej vrasja e deputetëve shqiptarë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “INA”: Planifikohej vrasja e deputetëve shqiptarë

    Insajderi
    04 May 2017 - 20:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e lajmeve “INA” pretendon se, një ish-funksionar i Qeverisë maqedonase ka planifikuar, me ndihmën e shërbimeve të një vendi fqinj, eliminimin e 3 deputetëve shqiptarë të Parlamentit të vendit.

    Qëllimi i atentatit, – sipas saj, – ishte që Maqedonia të përfshihej në tensione të ashpra ndëretnike e të krijoheshin kushtet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

    Plani do të ishte realizuar në një protestë gjithëpopullore, e cila do të përdorej për të mbuluar sulmin, i cili do të dukej si spontan, e kështu, ajo që do të akuzohej në fund do të ishte turma e acaruar, përcjell Top Channel.

    Një skenar për likuidim, gjithmonë sipas të njëjtës agjenci, ka qenë nata e 27 prillit, kur u dhunua e mbeti i lënduar rëndë, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark