Insajderi
Lajme

Incident i rëndë në Skenderaj- Prishet luhatësja, lëndohen gjashtë persona, mes tyre tre të mitur

Insajderi
20 July 2025 - 09:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Incident i rëndë në Skenderaj- Prishet luhatësja, lëndohen gjashtë persona, mes tyre tre të mitur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjashtë persona, përfshirë tre të mitur, kanë pësuar lëndime trupore pas një incidenti në një park lojërash në Skenderaj, shkruan Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur të premten mbrëma, më 19 korrik, rreth orës 23:20, në rrugën “Fatmir Dibra”, ku një luhatëse është prishur papritmas, duke bërë që personat që ndodheshin mbi të të rrëzohen.

Sipas Policisë së Kosovës, në mesin e të lënduarve janë pesë femra dhe një mashkull, të gjithë shtetas kosovarë. Fillimisht, viktimat janë dërguar në Qendrën Emergjente në Skenderaj, ndërsa tre prej tyre janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin e Mitrovicës.

Lidhur me rastin, policia ka intervistuar dy persona – pronarin dhe punëtorin e parkut të lojërave. Me vendim të prokurorit, të dy janë liruar dhe rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, duke vazhduar në procedurë të rregullt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark