Incident në objektin e komunës në Zveçan, policia ndalon dy persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Incident në objektin e komunës në Zveçan, policia ndalon dy persona

    Insajderi
    09 May 2023 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një incident është raportuar të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm para objektit të komunës në Zveçan.

    Policia e Kosovës ka hasur në dy persona duke punuar në dyert e ndërtesës së Komunës së Zveçanit. Ata ishin duke salduar hekura në dyert e objektit të komunës.

    Zëvendësdrejtori Rajonal për rajonin e Mitrovicës së Veriut në Policinë e Kosovës, Veton Elshani, ka thënë se të dyshuarit janë dërguar në stacion dhe janë intervistuar.

    Pas intervistimit ata janë liruar.

    Rreth orës 1 në mëngjes patrullat policore kanë has në dy persona duke punuar në dyert e ndërtesës se Komunës së Zveçanit. Për arsye të prishjes se rendit dhe qetësisë publike dhe me qëllim me kuptu se çfarë po bëjnë aty, këta dy persona janë sjellë në stacion dhe janë intervistu. Të njëjtit janë liruar pas intervistimit”, tha ai për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark