×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Incidenti i zjarrit në shtëpinë e pleqve, policia lëshon një njoftim

    Insajderi
    19 February 2024 - 19:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia ka njoftuar për incident zjarri në shtëpinë së pleqve në Prishtinë.

    Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për Insajderin se nuk ka ndonjë të lënduar dhe se zjarri është lokalizuar.

    “Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqëve”, njofton ajo.

    “Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin”.

    “Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme,  raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështërsimit të frymarrjes nga tymi, nuk ka  ndonjë person të lënduar”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark