Incidenti në Veri, Jabllanoviç kërkon që hetimin ta kryej KFOR-i apo Eulexi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Incidenti në Veri, Jabllanoviç kërkon që hetimin ta kryej KFOR-i apo Eulexi

    Insajderi
    11 April 2023 - 20:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia e politikanit serb, Aleksander Jabllanoviq ka reaguar pas incidentit në veri të Kosovës ku mbeti i plagosur një qytetar.

    Në komunikatën e partisë thuhet se “Sulmi i paprovokuar i pjesëtarëve të SHPK-së mbi një serb pranë postbllokut policor në lumin Bistrica dhe mbulimi fillestar nga policët e pranishëm minon shumë besueshmërinë edhe ashtu të vogël të njësisë speciale të SHPK-së”.

    Sipas tyre, ky sulm është dëshmi se në njësinë speciale ka nga ata që nuk e shohin punën e punonjësit të policisë si punë njerëzore dhe të përgjegjshme.

    Më tej theksohet se partia e dënon sulmin dhe përpjekjen për ta mbuluar atë. Mes tjerash thonë se kërkojnë që institucionet ndërkombëtare si KFOR dhe EULEX të përfshihen në hetim.

    “Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm dhe përpjekjen për ta mbuluar atë. Kërkojmë që institucionet ndërkombëtare (KFOR-i dhe EULEX-i) të përfshihen në hetimin e mëtutjeshëm për të vërtetuar në mënyrë të paanshme të gjitha rrethanat e këtij sulmi dhe tentim vrasjes së një shtetasi të nacionalitetit serb”, thuhet në komunikatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark