Incidenti në xhaminë e Bellopojës, reagon KBI e Podujevës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Incidenti në xhaminë e Bellopojës, reagon KBI e Podujevës

    Insajderi
    26 May 2023 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë ka njoftuar se sot në xhaminë e fahatit Bellopojë disa persona tentuan të ndalojnë imamin për të kryer namazin e xhumasë.

    Ata persona kanë paralajmëruar paraprakisht bashkësinë islame se do te ndalojnë imamin për të kryer xhumanë.

    Pas këtij paralajmërimi, Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë ka kërkuar zyrtarisht asistencë nga stacioni policor në Podujevë.

    Këshilli i bashkësisë Islame në Podujevë, falenderon policinë e shtetit për bashkpunimin dhe parandalimin e situatave të pa këndshme, duke iu përgjigjur kërkesës së Bashkësisë Islame të Podujevës.

    Derisa, Gazeta Insajderi ka raportuar më herët se gjatë kohës së xhumasë disa persona dyshohet se kanë penguar faljen e xhumasë.

    Sipas burimeve të Insajderit, këta persona kanë tentuar që ta pengojnë që këtë ritual fetar ta kryej imami Kujtim Hyseni, dhe për këtë është dashur edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark