×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Penguan faljen e xhumasë, shoqërohen në stacionin policor gjashtë qytetarë të Bellopojës

    Insajderi
    26 May 2023 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ishte koha e xhumasë dhe pritej që të kryhej ky ritual si rëndomë. Por, kështu nuk ndodhi këtë të premte në fashitin Bellopojë të Podujevës.
    Disa persona dyshohet se kanë penguar faljen e xhumasë.

    Sipas burimeve të Insajderi, këta persona kanë tentuar që ta pengojnë që këtë ritual fetar ta kryej imami Kujtim Hyseni, dhe për këtë është dashur edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës.

    Siç merr vesh Insajderi, Policia e Kosovës deri tash ka shoqëruar në stacion policor gjashtë persona, por dyshohet se mund të shoqërohen edhe të tjerë.

    Insajderi do të iu mbaj të informuar.

    Kujtojmë se imami Hyseni dhe vet xhamia në Bellopojë u bënë të njohura në publik pas veprimit që kishte ndërmarrë ky imam duke vendosur flamurin kombëtar në minaren e xhamisë më 28 nëntor. Ai kishte pranuar më vonë edhe kërcënime për këtë veprim. / Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark