×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    InDoks në këtë episod prezanton – Dosja e Fajdexhinjve të Pejës

    Insajderi
    05 March 2022 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast i madh me shumë persona që dyshohen për veprën penale të fajdeve në regjionin e Pejës tashmë ka nisur.

    Deri tash rasti kryesisht rasti i fajdexhinjve të Pejës lidhet rreth një viktime që sipas Dosjes del që sa e largonte një borxhli i ngjitej tjetri. Merrte borxh për të larë borxh e kamatat e fajdeve rriteshin çdo muaj. A do të nxjerr procesi gjyqësor vetëm një viktimë, apo edhe të tjera viktima? A do të rritet numri i të dyshuarve edhe më shumë se sa që tashmë është- aq sa me zor i zë salla e Gjyqit?

    Ani pse Gjykata u kujdes që të pamundësonte punën e mediave, InDoks në këtë episod sjell detaje ekskluzive nga dosja mbi Fajdexhinjtë e Pejës. Kush janë ata? Për çka dyshohen? Çfarë pronash u listuan që të iu bllokohen? Lidhjet e tyre me biznesin e politikën.

    E diel, ora 20:00. Në Kanal 10 dhe live në Insajderi dhe Insajderi.TV në YouTube.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark