×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    InDoks Promo | #ErdhiDita për punësim të farefisit

    Insajderi
    15 April 2022 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kapja e shtetit. Punësime partiake. Farefisi janë për dasmë e ahengje. Janë këto vetëm disa nga frazat me të cilat masa do të argëtohej derisa Albin Kurti në opozitë iu fliste nga bina. Ia dhanë edhe votën. E votuan si askënd më parë.

    Mbi një vit në Qeverinë e tij të dytë situata ka ndryshuar. Hulumtimi një konkurs në Korporatën Energjetike të Kosovës ku aplikuan mbi 4600 persona, e që nxori që ata që u punësuan kryesisht ishin simpatizantë të partisë në pushtet ka ngritur dyshime serioze se ato premtime të fushatës a ishin mashtrim.

    Këto dyshime i rrit më shumë edhe hulumtimi i Insajderit për konkursin për gardianë në Shërbimin Korrektues, institucion nën ministrinë e Drejtësisë që udhëhiqet nga një funksionare e lartë e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

    InDoks në këtë episod do të sjell rrëfime ekskluzive për këtë konkurs. Detaje të pa publikuara më parë edhe për punësime e emërime nëpër borde. Qëndrime nga ata që po e mbikëqyrin këtë Qeveri dhe që paralajmërojnë edhe beteja me të në organet e drejtësisë, po për mbushjen e ndërmarrjeve publike me simpatizantë të partisë në pushtet.

    E diel, ora 20:00. Në Kanal 10 dhe live në Insajderi dhe Insajderi.TV në YouTube.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark